Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Të paktën 14 persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e flakëve që përfshinë një punishte druri dhe metali ku punonin persona me aftësi të kufizuara në Titisee-Neustadt të Gjermanisë.
Flakët që përfshinë fabrikën e mbështetur nga fondacioni “Caritas” në Titisee-Neustadt, u përhapën me shpejtësi nëpër gjithë ambientin duke bërë të pamundur daljen e personave që ndodheshin në punë në atë orar.
Zjarrfikësit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe sipas mediave gjermane po vijojnë betejën e tyre me flakët. Të njëjtat burime thonë se në fabrikë janë të punësuar rreth 120 persona me aftësi të kufizuara.
Autoritetet paralelisht kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të lindjes së zjarrit, ndërkohë që mësohet se në momentin e rënies së tij, në punë kanë qenë rreth 50 persona.
Top Channel