
Atmosfera festive ka përfshirë të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit
në këtë 100-vjetor të Pavarësisë. Në portin detar të Durrësit është
improvizuar ardhja e Ismail Qemalit të interpretuar nga aktori Hysen
Bashhysa dhe dorëzimi simbolik i flamurit në duart e kryebashkiakut
Vangjush Dako.
Një flamur i madh ka përshkuar bulevardin për të mbërritur në qendër të qytetit i paraprirë nga kalorësit kosovarë të cilët po ndjekin rrugën e Isa Boletinit me shokë për të mbërritur në qytetin e pavarësisë kombëtare. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Durrës ka marrë pjesë dhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Eugen Volfart, si dhe pasardhësit e firmëtarëve durrsakë të Deklaratës së Pavarësisë.
“Mund të duket se ata burra dhe ato gra që patën vetëdijen politike dhe guximin vetjak të ngrenë flamurin në 26 nëntor të 1912-s në Durrës bënë thjesht një manifestim. Por ajo ngritje flamuri nuk ishte një rit ceremonial, ishte një ndarje me të kaluarën dhe një këputje zinxhirësh, ishte vetëm hapi i parë t’iu kthyer vetes”, tha kryebashkiaku i Durrësit Dako.
Më 26 nëntorin e 100 viteve të shkuara parësia e Durrësit do të shpallte Pavarësinë dhe caktonte delegatët për në Kuvendin e Vlorës. Disa ditë para kësaj date, Ismail Qemali, duke vlerësuar kushtet aspak të favorshme në Durrës, vendosi që aktin më thelbësor në historinë e vendit tonë ta kryente në Vlorë per shkak te kercenimit nga ushtria serbe. Ne ceremonite e mbajtura ne Durres u kujtua dhe atdhetari Kasem Durresi qe me nje grup njerezish te devotshem siguruan udhetimin e Ismail Qemalit.
Për Shqipërinë e pavarur nënshkruan vetëm dy ditë më pas edhe delegatët durrsakë Dom Nikollë Kaçorri, Abaz Çelkupa dhe Mustafa Agë Hanxhiu, nënshkrimet e të cilëve gjenden në dokumentin historik të pagëzimit të Pavarësisë.
Kuvendi nderon firmëtarët e Pavarësisë
Në ritmet e muzikës patriotike dhe praninë e Kryetares Jozefina Topalli, homologut të saj kosovar, Jakup Krasniqi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Kuvendi nderoi pasditen e së hënës 40 firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë.
Kryetarja Topalli në nisje të aktivitetit uroi atë që ajo e quajti si ditëlindja më e bukur e shqiptarëve, që me shpirtin e paepur për liri, ngritën lart flamurin e tyre, flamur që nuk sulmoi asnjëherë të tjerët.
Më pas, vijoi ceremonia e dorëzimit aktit të mirënjohjes nga ana e Kuvendit për familjarët dhe të afërmit e 40 patriotëv e shqiptarë që firmosën deklaratën e pavarësisë 100 vite më parë në Vlorë.
Elbasan, ndriçohet kalaja
Kalaja e Elbasanit eshte kthyer ne nje nga pikat e referimit te qytetit. Ne keto dite te festimit te 100-vjetorit te Pavaresise eshte përuruar edhe ndriçimi teresor i kesaj kalaje.
“Mendoj pjesë e kësaj feste është thjeshtë edhe ndriçimi i mureve të Kalasë. Ky është një projekt i yni si Ministri në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit Shqiptar edhe për tetë kala të tjera”, tha ministri i Kulturës Aldo Bumci.
Projekti i ndriçimi te kalave po realizohet duke i bere ato vizitueshme edhe me ndertimin rrugeve qe te cojne ne keto kala.
Top Channel