Borussia e Dortmundit është duke ndjekur me vëmendje situatën e Mesut Ozil tek Reali i Madridit dhe mund të paraqesë një ofertë për të në merkaton në verës së 2013-s.
Më parë, në shtypin spanjoll është përfolur mundësia që nga Reali, Ozili t’i ofrohet kampionëve të Gjermanisë si pjesë e marrëveshjeve për njërin midis Gotze apo Hummels.
Megjithatë, skuadra e Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të privohet nga “xhevahirët” e saj dhe do të negociojë me Realin vetëm për Ozil.
Futbollisti i përfaqësueses gjermane, pas një sezoni të parë shumë të mirë në “Santiago Bernabeu”, e ka pasur të vështirë gjatë këtij sezoni që të mbajë vazhdimisht vendin e tij të titullarit, duke bërë që të mos konsiderohet më si i pazëvendësueshëm.
Top Channel