Barcelona dhe Atletico nuk ndalen

26/11/2012 00:00

Lionel Messi shënoi një dygolësh për të katërtën ndeshje radhazi dhe Barcelona fitoi 4-0 ndaj Levantes në transfertë.

Në këtë mënyrë, katalanasit ruajnë diferencën prej 3 pikësh me vendin e dytë, Atletico Madrid, ekip i cili mundi me të njëjtin rezultat Sevillan në “Vicente Calderon”.

Levante arriti të mbante nën fre Barcelonën në pjesën e parë, por Messi shënoi dy gola në fillimin e pjesës së dytë (47’ dhe 51’) duke e bërë më të lehtë fitoren për kryesuesit e kampionatit spanjoll.

Golat e tjerë të ndeshjes u shënuan nga Andres Iniesta (57’) dhe Cesc Fabregas (63’).

Atletico Madrid fitoi 4-0 me gola të Falcao, autogol i Spahic, Koke dhe Miranda.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtura të dielën në kampionatin spanjoll: Athletic Bilbao-Deportivo La Coruna 1-1; Espanyol-Getafe 0-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB