Vlorë, nderohen heronjtë e luftës

25/11/2012 00:00

100-vjetori i Pavarësisë ka nxjerrë në pah dhjetëra figura të shquara të historisë sonë, të cilët kanë qenë në hije edhe pse kanë vënë gurët e themelit në krijimin e shtetit të parë shqiptar.

Në një ceremoni të veçantë në qytetin e Vlorës, gjatë ditës së djeshme, kryetari i bashkisë, Shpëtim Gjika, nderoi disa heronj të luftës, ndër ta dhe Musa Demi, i ndarë tashmë nga jeta si dhe ish-luftëtarin e UCK-së Ramush Haradinaj.

Për ta, Bashkia e Vlorës akordoi titullin e lartë të Kryeqytetit të Pavarësisë.

Kryebashkiaku Gjika vlerësoi rolin e patriotëve dhe atdhetarëve si Musa Demi, si dhe kërkoi që të nderohen të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në pavarësimin e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Pas nderimit të atdhetarëve dhe patriotëve, kryebashkiaku Gjika dhe kreu i opozitës, Edi Rama, kanë përuruar shtatoren e Isa Boletinit në qytetin e Vlorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB