Majko: Fieri, në thelbin e kushteve të statusit
25/11/2012 11:50
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, iu rikthye çështjes së ngërçit të Fierit, në një takim me elektoratin nga Korça.
Duke folur të dielën, Majko konsideroi të gabuar “vlerësimin e Fierit si një çështje rajonale”.
Sipas tij, çështja e Qarkut qëndron pikërisht në thelbin e kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat, atë të respektimit të shtetit ligjor, vendimit të gjykatave dhe respektimit të votës së lirë.
Njëkohësisht, ish-kryeministri komentoi mosprezencën e tij në ceremoninë që nderoi me dekorata të gjithë kryeministrat që pas vitit 1991.
”Nuk komentoj dekorimin dhe mozprezencën time. Ironia besoj se është e qartë”, u shpreh Majko.
Top Channel