Banorët e Kukësit, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe rivlerësimit të figurave të ndryshme, kanë nderuar aktivitetin e atdhetarit Muharrem Bajraktari, i njohur edhe si Bajraktari i Lumës.
Ndërsa bashkia e këtij qyteti, sheshit midis Bashkisë Kukës dhe Radio Kukësit, i ka vendosur emrin e këtij patrioti.
Muharrem Bajraktari ishte njëri prej atyre patriotëve nga veriu i vendit i cili drejtoi luftërat kundër pushtimeve nga serbët. Për shkak të përndjekjes nga komunistët, u detyrua të arratisej në vitin 1945 dhe vijoi veprimtarinë kombëtare jashtë vendit me nacionalistët e tjerë që mërguan atë kohë.
Vdiq në dhe’ të huaj, në Belgjikë. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Rendit, Flamur Noka, dhe deputetë të qarkut të Kukësit dhe Dibrës.
Top Channel