Shanset e Realit të Madridit për titull u kompromentuan rëndë ditën e shtunë, pas humbjes 1-0 në fushën e Betis, me Barcelonën që do të shkojë në +11 pikë nëse ado të arrijë të fitojë në takimin e sotëm.
Një gol i vetëm i Benat, në pjesën e parë i mjaftoi vendasve seviljanë për të siguruan një fitore të papritur, që ndërpreu serinë e disa sukseseve radhazi të madrilenëve.
Në përfundim të takimit, trajneri Jose Mourinho, u rikthye të ishte protagonist, duke akuzuar gjyqtarin për disa gabime të rënda (midis të cilave një gol i Benzemasë i anulluar padrejtësisht) dhe theksoi se pavarësisht diferencës së konsiderueshme, ai vazhdon të besojë tek titulli.
”Lodhja nuk është një justifikim për ekipin tim. Flasim për lojtarë të një cilësie jo të zakonshme, prandaj kur ndiejnë lodhje, duhet të bëjnë diferencën me cilësi të tjera, si forca mendore, shpirti i sakrificës. Në sport ka rëndësi edhe zemra, jo vetëm këmbët dhe kjo na mungoi në këtë ndeshje ndaj Betis”, deklaroi Mourinho.
”I përgëzova futbollistët e Betis, sepse dhanë gjithçka që kishin dhe luftuan nga sekonda e parë në atë të fundit. Ata nuk kishin faj për golin e anulluar padrejtësisht të Benzemasë apo penalltinë që nuk u akordua në minutat e fundit. Betis luajti më mirë se ne, por është e qartë që edhe një herë më shumë, kundërshtari ynë shfrytëzon gabimet e gjyqtarëve”.
Në fund, duke komentuar shanset për titull, portugezi shtoi: “Sezonin e shkuar kishim dhjetë pikë avantazh dhe pas disa barazimesh, në mars kampionati u rihap. Me siguri Barça do të arrijë të shkojë në 11 pikë diferencë nesër (të dielën), por unë i shoh ndeshjet njëra pas tjetrës, ndonëse pranoj që tifozeria mund të jetë pesimiste”.
Top Channel