Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Instituti i Studimeve për Çamërinë së bashku me Lëvizjen Çame, ditën e dielë, më datë 25 nëntor, ora 11:00, në Hotel Sheraton, organizojnë promovimin e librit dokumentar më të rëndësishëm që është botuar deri më tani mbi Çamërinë, “The Cham Albanians of Greece”, nga dy autorë shumë të njohur Robert Elsie dhe Bejtullah Destani.
Libri, i cili është botuar në një nga shtëpitë botuese më të njohura britanike, bazohet në arkivat më të pasura me dokumenta domethënëse mbi Çamërinë, ato të Lidhjes së Kombeve dhe Misioneve Britanike, dhe mbulojnë një nga periudhat më tragjike të historisë së saj.
Pavarësisht analizës së gjerë me sfond historik, politik dhe ligjor të shumë konflikteve të Ballkanit në vitet e fundit, pak vëmendje i është kushtuar tragjedisë së komunitetit etnik çam.
Dokumentet e mbledhura së bashku në këtë libër përmbajnë të dhëna nga Lidhja e Kombeve dhe Misioni Britanik, si dhe dokumentet e mbledhura nga misionet e tjera diplomatike midis viteve 1913 dhe 1960.
Së bashku, ata adresojnë të gjitha periudhat e dëbimit me dhunë të popullsisë çame nga Greqia. Publikimi i këtyre dokumenteve përbën një kontribut historik të pashembullt të historisë së Çamërisë.
Ky libër do të jetë thelbësor për studiuesit e historisë së Ballkanit, politikës dhe të drejtave të njeriut. Ai do të ofrojë një pasqyrë interesante në një nga tragjeditë e harruara të shekullit të njëzetë.
Shkurtimisht mbi autorët:
– Robert Elsie është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e studimeve shqiptare. Ai është autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave, kryesisht në Shqipëri, për kulturën dhe historinë e saj.
– Bejtullah Destani është një dijetar shqiptar dhe themelues i Qendrës për Studime Shqiptare.
Ju ftojmë të gjithëve të jeni të pranishëm në këtë promovim të rëndësishëm, jo vetëm për Çamërinë dhe bijtë e saj, por për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.
Top Channel