Bajerni i Mynihut vazhdoi “arratisjen” e tij në krye të Bundesligës, duke u përplasur si një stuhi mbi Hanoverin e gjunjëzuar me rezultatin 5-0.
Pas zhbllokimit të rezultatit që në minutën e katërt, nëpërmjet një goli spektakolar të Martinez, dy gola të tjerë në pjesën e parë të Ribery dhe Kroos, si dhe dy më shumë nga Dante dhe Mario Gomez, vendosën klubin më të suksesshëm të futbollit gjerman në kuotën e 34 pikëve, nëntë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Në vendin e dytë, për herë të parë në këtë sezon u ngjit Borussia e Dortmundit, që pas kualifikimit si e para në “grupin e vdekjes” në Champions League, rikthehet në dielin e saj në distancë me Bajernin.
Suksesi i ekipit të Kloop erdhi në përmbysje përballë Mainzit, që kaloi në avantazh që në minutat e para me Calgiurin, por reagimi i menjëhershëm me golin e Reus dhe Lewandowski pak përpara fundit të pjesës së parë i dhanë tripikëshin kampionëve të Gjermanisë.
Dy ndjekësit e tjetë, Schalke dhe Frankfurt barazuan midis tyre, ashtu si Wolfsburg dhe Werder Bremen.
Top Channel