“S’kishte fytyrë miqësore”, goditet pa ndjenja

24/11/2012 00:00

Kamerat e sigurisë në Londrën Lindore regjistruan një sulm të paprovokuar dhe të paprecedentë të një 36-vjeçari ndaj një vajze 16 vjeç.

Nga pamjet shihet agresori, i identifikuar si Michael Ayoade që godet me forcë pas koke 16-vjeçaren Tasneem Kabir duke e plasur atë pa ndjenja në trotuar.

Policia mundi të identifikojë e më pas të arrestojë agresorin 36-vjeçar. Para gjykatës, i arrestuari deklaroi fillimisht se ishte provokuar, por pas hedhjes poshtë të këtij pretendimi ndryshoi versionin e tij duke thënë se kishte sulmuar 16-vjeçaren pasi ajo “nuk kishte një fytyrë miqësore”.

Kujdes! Video përmban pamje të dhunshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA