Mesapik, memorial për Ismail Qemalin

24/11/2012 19:55

Banorët e zonës së lumit të Vlorës në Mesapik përuruan të shtunën ndërtimin e memorialit kushtuar Ismail Qemalit. Përurimi është kthyer në një festë të vërtetë për këtë fshat.

100 vjet më parë, në rrugëtimin e tij për në Vlorë për të shpallur pavarësinë, Ismail Qemali u ndal në këtë vend ku zhvilloi një Kuvend të madh. Memoriali është një investim i këshillit të qarkut dhe një prej banorëve të zonës që mbështeti projektin.

Në këtë festë është improvizuar dhe ardhja e Ismail Qemalit me një kalë, i shoqëruar me trimat e tij të veshur me fustanella dhe kostume të zonës së labërisë.

Investimi në 9 monumente historike e kulturore

Nëntë kalatë kryesore të Shqipërisë, monumente kulturore dhe me rëndësi të madhe historike, kanë nisur të pajisjen me një sistem ndriçimi që i bën ato të dallueshme dhe me një pamje mbreslënëse gjatë natës.

Projekti me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë është duke u realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në këtë projekt janë përfshirë Kalaja e Krujës, Elbasanit, Beratit, Lezhës, Kaninës, Gjirokastrës, Shkodrës, Prezës dhe Petrelës.

Punimet në këto kala po realizohen dhe me bashkëpunimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës për të garantuar ruajtjen e vlerave të objektit të trashëgimisë kulturore.

Përveç ndriçimit, edhe një sistem rrugësh është ndërtuar në Kalanë e Prezës, Kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, Kalanë e Drishtit, Kalanë e Petrelës, Kalanë e Kaninës, qytetin antik të Antigonesë, Finiqit, Bylisit dhe disa sajte të tjera arkeologjike e historike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA