E papritur, Irani bën “lëmsh” FIFA-n, tërhiqet nga Botërori, por jo zyrtarisht…
Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit, FIM zyrtarizon kalendarin e
botërorit të MotoGP për vitin 2013. Ajo që të bën përshtypje është
përjashtimi nga ky kampionat i Çmimit të Madh të Argjentinës që do të
thotë se vitin tjetër, pilotët do të garojnë në 18 pista.
Sipas Dornës, Cmimi i Madh i Argjentinës u përjashtua nga kalendari i motoGP për shkak të konfliktit mes kompanisë së naftës YPF me Repsol, një prej sponsori i Botërorit të MotoGP. Megjithatë Dorna theksoi se gara argjentinase do te zhvillohet ne 2014.
Përsa i përket pjesës tjetër të kalendarit, ai nuk ka ndryshime. Konfirmohet zhvillimi i 4 garave në Spanjë, 3 në SHBA, 2 në Itali dhe 1 në san Marino. Botërori i MotoGP do të startojë në datën 7 prill 2013 me Cmimin e Madh të Katarit dhe do të përfundojë në 10 nëntor me garën e Valencias.
Top Channel