Me mbi 803 milionë klikime, “Gangnam Style” është bërë videoja më e ndjekur në historinë e Youtube. Klipi i reperit koreano-jugor Psy ka mposhtur edhe “Baby” të Justin Bieber, idhull i adoleshentëve në të gjithë botën.
E shfaqur në korrik, videoja ka bërë xhiron e botës përmes internetit dhe Psy, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae Song, është kthyer në një superyll në mbarë planetin.
Vendi i tij i ka dhënë urdhërin Okgwan, një nga nderimet me prestigjoze në fushën e kulturës të Koresë së Jugut.
Gangnam është një lagje super-luksoze në Seul dhe reperi, që kërcen duke u shtirur sikur kalon në pjesët e saj, parodizon jetën e të pasurve.
Mes fansave të shumtë kënga ka presidentin Barack Obama, Ban Ki Moon, disidentin kinez Ai Wei Wei dhe kryebashkiakun e Londrës Boris Johnson.
Top Channel