“Borëbardha dhe Gjahtari 2”, producentët zgjedhin Stewart

24/11/2012 00:00

Rupert Sanders nuk do të jetë regjisori i serisë së dytë të filmit “Snow White and the Huntsman” (Borëbardha dhe Gjahtari).

Lajmi u njoftua nga Roth Films dhe Universal Pictures që thanë se mes regjisorit dhe aktores Kristen Stewart zgjodhën këtë të fundit për të vazhduar.

Zgjedhja e vështirë për producentët u kushtëzua nga fotot e publikuara në muajt e verës ku Sanders dhe Stewart shfaqeshin duke u puthur dhe t’i rivendosje të punonin sërish bashkë, në një moment kur si aktorja ashtu edhe regjisori po përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre me partnerët që tradhëtuan, nuk do të ishte një lëvizje e zgjuar…për cilësinë e filmit.

Sipas Radar Online edhe vetë Sanders ka refuzuar të marrë pjesë në serinë e dytë të filmit. Kohët e fundit, deklarojnë mediat gossip, regjisori është angazhuar seriozisht në familje për të rifituar besimin e bashkëshortes modele, Liberty Ross e cila sipas zërave ka kërkuar divorcing menjëherë pas publikimit të fotove.

Ndërkohë, Kristen Stewart në javët e fundit duket se ka rifituar Robert Pattinson pas krisjes së verës që i mbajti larg për pak muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA