E papritur, Irani bën “lëmsh” FIFA-n, tërhiqet nga Botërori, por jo zyrtarisht…
Rruga drejt Milanello-s është përshkruar sërish nga padroni i Milanit, Silvio Berlusconi në një përpjekje të karikuar skuadrën në prag të sfidës së vështirë të së dielës në San Siro ku kuqezinjtë presin Juventusin kryesues.
Kjo është zbritja e dytë e presidentit në kampin stërvitor të kuqezinjve, pas asaj të një jave më parë, para takimit me Napolin, që duket se motivoi futbollistët milanistë të merrnin atë barazim 2-2 në San Paolo, ku përvec pikës, në sy ra edhe niveli i lojës.
Në Milanello Berlusconi u prit nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani. Sipas mediave italiane, presidentit do të mbajë një fjalim motivues përpara lojtarëve, e më pas do të takohet në veçanti Paton (dhëndërrin), e ardhmja e të cilit nuk është e sigurtë në Milano.
Ndërkohë, në kampi juventin ka zgjedhur edhe njëherë tjetër heshtjen për mediat përpara sfidës me Milanin. I vetmi që foli ishte mbrojtësi Chielini që të premten tha se shpresonte të riaftësohej nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen kundër Celsti në mesjavë për Ligën e Kampioneve, për të qenë i gatshëm kundër kuqezinjve.
Dy skuadrat vijnë pas angazhimeve në Europë, ku bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj Celsit, ndërsa kuqezinjtë siguruan kualifikimin pas fitores 3-1 në transfertë përballë belgëve të Anderlehtit.
Shifrat favorizojnë Juventusin. Sa herë ka luajtur në Ligën e Kampioneve, në ndeshjet pasardhëse në kampionat këtë sezon, Milani ka humbur tre nga katër ndeshje të luajtura, ndërsa Juvja i ka fituar të gjitha. Juventinët janë të favorizuar edhe nga shifrat: 32 pikë, 17 më shumë se sa Milani, 12 lojtarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës, sa dyfishi i kuqezinjve dhe 9 gola të pësuar, dy herë më pak se sa “Djalli”.
Top Channel