Jeni të apasionuar pas videolojrave menaxheriale, përgatituni. Së shpejti mund t’iu takojë juve të zgjidhni fatet e një skuadre, por në fushën e blertë dhe jo nga një kompjuter.
Pikërisht kjo i ka ndodhur një studenti suedez, 21 vjeç, Vugar Huseynzade, i cili, falë aftësive të tij menaxhuese të demostruara gjatë dekadës së fundit me “Football Manager”, është emëruar si trajner i FC Baku, ekip në Azerbajxhan, duke mposhtur konkurrencën e Jean Pierre Papin.
Nuk i ka shërbyer diploma e marrë në Boston, për Administrim Biznesi, por ajo që ka bindur drejtuesit e këtij klubi të përzgjedhin atë, i riu Huseynzade ka përdorur “Football Manager”, lojën më të kompletuar menaxheriale të futbollit.
Falë saj, fillimisht u emërua si asistent dhe më pas, falë rezultateve, iu besua ekipi i parë i FC Baku. Do ta ndihmojë eksperienca e kësaj dekade në videolojën që, faktikisht, ka patur më shumë ndikim në CV-në e tij, sesa ajo e Jean Pierre Papin, kandidati tjetër për pankinën.
Është hera e parë që virtualja dhe realja takohen mes tyre. Ka patur një precedent në 2006-n, por atëherë marrëveshja nuk shkoi deri në fund. Në atë kohë, 25-vjeçari John Boileau, i shkroi ekipit të Middlesbrough, për një post trajner, duke u ndikuar nga eksperienca e shkëlqyer në “Football Manager”, gjë që e kishte përfshirë në CV-në e tij.
Humori anglez përfshiu vazhdimin e kësaj ngjarjeje, teksa drejtuesit e klubit i kthyen mbrapsht një përgjigje kandidatit, me një arsyetim argëtues bashkangjitur refuzimit: “Raporti i punës që kërkojmë është afatshkurtër. Talenti juaj i pamohueshëm meriton ekipe më me emër në Europë”.
Top Channel