Para hedhjes në treg të iPad-Mini, versioni minimizuar i tabletit të famshëm të Apple, në treg ishin (dhe janë akoma) në shitje produkte të kompanisë amerikane që u ofrojnë përdoruesve të tyre shërbime cilësore.

Bëhet fjalë për iPod, që tashmë janë bërë plot katër produkte me avantazhet dhe disavantazhet e tyre, të së njëjtës kompani dhe sikleti e mëdyshja e klientëve sa vjen e bëhet më e madhe. Kë të zgjedhin, iPod, iPod, apo iPod!!!

Me pak fjalë, “Molla e kafshuar” po konkuron vetveten me iPod Shuffle, iPod Nano, iPod Touch dhe iPod Classic.

Me katër alternativa, zgjedhja e produktit më të përshtatshëm që barapeshon më së miri cilësinë dhe çmimin sipas xhepit të gjithëkujt, bëhet akoma më e vështirë.

Mbipopullimi në këtë sektor të aktivitetit, ka zhvendosur vëmendjene Apple në përmirësimin e produktit, si për vrap, apo modeli tjetër i aftë të funksionojë edhe në ujë, i këshilluar për të gjithë të apasionuarit pas notit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA