Një slogan gjigant propagande, i cili ngre lart virtytet dhe cilësitë e liderit të ri koreanoverior, Kim Jong-un, eshte ndërtuar në një kodër në veri të shtetit komunist.

Në llojin e vet, kjo mund të jetë parrulla më e madhe në botë, me gërma prej 20 metrash lartësi dhe një gjatësi prej 550 metrash.

Në slogan lexohet: “Jetë të gjatë gjeneralit Kim Jong-un, diellit të gjallë që rrezaton mbi Kore”.

Asgjë nuk dihej për këtë parrullë, deri në fotografimin e saj nga një satelit amerikan më parë gjatë javës.

Kim Jong-un trashëgoi pushtetin në Korenë e Veriut, pas babai i tij, Kim Jong-il ndërroi jetë në dhjetor 2011.

Menjëherë pas ngjitjes në krye të shtetit, Jong-sun nisi të duartrokitej si “Trashëgimtari i ndritur” apo “Lideri i lindur në parajsë”.

Ashtu si me babain dhe gjyshin e tij, media dhe shoqëria koreanoveriore kultivon fuqimisht kultin e individit, që i vesh udhëheqësit veti të mbinatyrshme.

Korea e Veriut, një shtet me 24 milionë banorë dhe sipërfaqe të ngjashme me të Greqisë, ka një prej standarteve të jetesës më të ulët në botë, por një prej ushtrive më të fuqishme të planetit, e vlerësuar shpesh herë edhe si e katërta më e fuqishmja pas SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.

Top Channel