Selena Gomez fal Justin Bieber

23/11/2012 00:00

Pendimi i Justin Bieber për gabimin që bëri gjatë një sfilate të Victoria’s Secret në Nju Jork ku këngëtari idhull i adoleshentëve ftoi në dhomën e tij modelen hungareze Barbara Palvin, është marrë në konsideratë nga Selena Gomez.

Burime pranë çiftit që citohen nga mediat gossip, thanë se ata janë rikthyer së bashku duke lënë pas krahëve një muaj të vështirë të “ngrirjes së marrëdhënieve”.

Sipas mediave amerikane, dy të rinjtë u ndanë në fillim të muajit, por pas “shumë faljesh të Justin, Selena vendosi t’i japë një tjetër shans atij”.

Çifti është parë i kapur dorë për dore fillimisht pas përfundimit të American Music Awards, megjithëse në kalimin mbi tapetin e kuq, Bieber u shoqërua nga e ëma, çka përforcoi thashethemet për ndarjen me Selena Gomez. Por burime pranë çiftit thanë se Selena nuk dëshironte të shfaqej shumë në publik, ndaj iu shmang tapetit të kuq.

Adoleshenti kanadez u vlerësua me tre çmime në AMA, përfshirë këtu artisti i vitit dhe këngëtari më i mirë pop/rock mashkull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA