Puna stresuese, e dëmshme si papunësia

23/11/2012 19:00

Pasja e një pune që e urren i bën keq shëndetit në të njëjtën mënyrë si papunësia, vlerësuan kërkuesit austrialianë në një studim të publikuar të premten.

Sipas tyre, personat që punojnë në kushte që krijojnë probleme mbi shëndetin e tyre mendor, kanë një cilësi jetese të njëjtë, ndonjëherë edhe më të keqe se personat e papunësuar dhe me probleme financiare.

Pasja e një shefi të pakuptueshëm, stresues apo puna në kushte të vështira fizike, e forcuar dhe në kushte të diskriminimit, është në gjendje që të krijojë stres dhe gjendje depresioni po aq lehtë se sa ankthi i kërkimit të vazhdueshme të një pune apo i mospasjes së mjeteve të mjaftueshme financiare për të jetuar normalisht.

“Analiza jonë tregon se nuk ka ndonjë ndryshim në proporcionin e të prekurve nga çrregullime mendore, si ankthi apo depresioni, mes atyre që kanë një mjedis stresues pune dhe atyre që janë të papunë”, deklaroi njëri prej udhëheqësve të studimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA