Meksika do të ndryshojë emrin e shtetit?

23/11/2012 15:20

Presidenti i Meksikës, Felipe Calderon, paraqiti në kongres një dekret, i cili nëse do të miratohet do të ndryshojë emrin zyrtar të shtetit.

Aktualisht, vendi me 112 milionë banorë në Amerikën e Veriut njihet si Shtetet e Bashkuara të Meksikës që prej vitit 1824.

Ky është edhe emërtimi i parë që iu dha vendit pas fitimit të pavarësisë në 1821 nga Spanja kolonialiste.

Në dekretin e prezantuar, Calderon kërkon që vendi të njihet thjesht si Meksikë, emri me të cilin shteti është i njohur në të gjithë botën.

Ky mund të jetë dekreti i fundit i propozuar nga presidenti, i cili largohet nga detyra në datën 1 dhjetor.

“Emri zyrtar i vendit tonë, nuk ka nevojë të ngjasojë me atë të shteteve të tjera”, deklaroi Calderon, në një referim të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Më falni, por Meksika është thjesht Meksikë”.

Meksika është një shtet federal, i përbërë nga 32 shtete, sipas modelit të SHBA-së.

Ai njihet me emërtimin Estados Unidos Mexicanos në të gjithë aktet ndërkombëtare dhe dokumentat e tjera zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA