I fiksuari pas lojërave kompjuterike gjendet i vdekur

23/11/2012 00:00

Varësia ndaj lojërave kompjuterike regjistron një tjetër rast tragjik. Këtë herë rasti u regjistrua në Tajlandën e largët ku një 24-vjeçar ndërroi jetë pas orësh të tëra para kompjuterit.

I riu u gjet i pajetë përpara kompjuterit në banesën e tij në një lagje të Bangkokut. Policia tha se nuk janë gjetur shenja dhune në trup dhe 24-vjeçari njihej për varësinë e tij në lojërat elektronike online.

Pas hetimeve të para, autoritetet tajlandeze thanë se dyshohet se ka qenë pagjumësia për ditë me radhë dhe ushqimi i çrregullt faktorët që ka shkaktuar vdekjen e të riut.

Gjithsesi, autopsia do të përcaktojë më saktë shkaqet e vdekjes së të riut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA