Gruaja perfekte nuk ekziston dhe kushdo që dëshiron të bëhet e tillë për partnerin e saj, e ka betejën të humbur që në fillim.
Ishte ky përfundimi i një sondazhi të bërë në Britaninë e Madhe, ku në intervistimin e dy mijë meshkujve të moshave të ndryshme, asnjë i vetëm nuk e përcaktoi partneren e tij si “perfekte”.
80% e të anketuarve deklaruan se nuk mund të ketë një grua perfekte, ndërsa pjesa tjetër, pranuan mundësinë e ekzistencës së saj, por nuk e konsideruan partneren aktuale si njërën prej tyre.
Studimi tregoi se përcaktimi më i zakonshëm që i bëjnë meshkujt të dashurës ose gruas është në 67% të rasteve si “e përshtatshme” ose “e mirë”.
Megjithatë, përfundimi më befasues i sondazhit ishte se vetëm një pakicë meshkujsh do të dëshironin që partnerja e tyre të ishte perfekte me të vërtetë, më pak se një e pesta e tyre ndërsa pyetjes a do të donit të jetonit përgjithmonë përkrah personit tuaj aktual, pozitivisht iu përgjigj gjysma e të intervistuarve.
Top Channel