Mano Menezes nuk është më trajneri i përfaqësueses braziliane të futbollit. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka marrë këtë vendim kur duhet vetëm një vit e gjysmë për fillimin e botërorit “Brazil 2014”.
Nuk dihen ende motivet e shkarkimit të teknikut. Aktualisht, favoritët kryesorë për zëvendësimin e Menezes në krye të Seleçaos janë Luiz Felipe Scolari (kampion bote me Brazilin në vitin 2002 dhe aktualisht pa punë), Muricy Ramalho (trajneri i Santos) dhe Tite (trajner i Corinthias).
Mano Menezes nuk ka arritur të mundë asnjë skuadër të madhe në ndeshjet miqësore që ka zhvilluar deri tani. Gjithashtu, në Kupën e Amerikës u eliminua në çerekfinale nga Paraguaji dhe u mund 2-1 nga Meksika në finalen e Lojërave Olimpike.
Mund të shënohen si pozitive vetëm goleadat ndaj skuadrave modeste si Japonia (4-0), Iraku (6-0) dhe Kina (8-0).
Top Channel