Qeveria ka kohë deri në 15 dhjetor për të rimbursuar fondet ndihmë, që shmangën dy shkëmbimet e borxheve të papaguara në 2005 dhe 2010.
Por, ministri i Ekonomisë Hernan Lorenzino e refuzoi vendimin, duke thënë se ishte e jashtëligjshme të paguaje “fondet grabitqare”.
Argjentina kishte rreth 100 miliardë dollarë bono të papaguara në 2001, një shifër rekord në atë kohë. Por, që prej 2003 u vu re një përmirësim dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar pranoi t’i huazonte një tjetër shumë të hollash.
Që prej atëherë, Argjentina ka ristrukturuar dy herë borxhin masiv të saj, duke i ofruar kreditorëve bono të reja, në vend të atyre të papaguara.
Gjithsesi, huadhënësit, përfshi Elliot Associates dhe Aurelius Capital, zgjodhën të tërhiqeshin dhe të ndiqnin penalisht qeverinë argjentinase përmes gjykatave.
“Është një padrejtësi e madhe të marrësh vendime ligjore, të cilat nënkuptojnë se Argjentina duhet të paguajë borxhet që ka për detyrim”, tha gjykatësi amerikan Thomas Griesa. “Pas 10 vite kontestimesh nëpër gjyqe, ky është thjesht rezultati. Argjentina e ka për detyrim dhe duhet t’i shlyejë tani”.
Por, presidentja Cristina Fernandez de Kirchner tha se qeveria e saj nuk do të paguajë as edhe 1 dollar. Ndërkohë që administrata e saj ka rimbursuar paratë e huazuara nga FMN-ja, Fernandez i konsideron borxhet në bono të paligjshme.
Lorenzino tha se qeveria është e gatshme të apelojë vendimin në gjykatën supreme të SHBA-ve. “Do të luftojmë të gjitha vendimet, që janë kundër interesave të vendit tonë”, tha ai.
Top Channel