Albumi i refuzuar i Beatles

23/11/2012 00:00

Rruga drejt famës e Beatles nuk ka qenë “e shtruar me florinj”. Grupi legjendar britanik, në hapat e para ka patur vështirësi, madje është refuzuar nga shtëpi diskografike që më pas është pak të thuhet se janë penduar.

Më 1 janar të vitit 1962, Beatles-at e panjohur shpresonin të bënin për vete producentët e Decca Records duke luajtur 10 këngët e para të tyre në studiot e këtyre të fundit në Londër. Por në përfundim, publikimi i albumit me 10 këngë u refuza prej kompanisë me arsyetimin idiot se “bandat me kitare po dilnin jashtë mode”.

Pak muaj më vonë banda e John, Paul, George dhe Pete Best nënshkruan një kontratë me EMI-n, hapi i parë në rrugën e ngjitjes në piedestalin e bandave më të mira muzikore të të gjitha kohërave.

Sot, gjysmë-shekulli më vonë del në shitje regjistrimi i parë autentik i albumit të Beatles i pëbërë nga këngë si: Money (That’s what i want), Like dreamers do, Take good care of my baby, Three Cool Cats, Love of the Loved, Memphis dhe Crying waiting hoping.

Ankandi i shitjes së albumit origjinal nis me 30 mijë paund, por organizatorët shpresojnë të fitojnë shumë herë më tepër.

Top Channel