Sara Mila zbulon në “Goca dhe Gra” prapaskenat e jetës së saj politike: Teatër jo i bukur, nuk është aq tragjike sa duket
Policia suedeze publikoi të tjera foto shokuese që vërtetojnë “raportet intime” mes 37-vjeçares nekrofile dhe skeleteve njerëzore që ajo kishte grumbulluar në apartamentin e saj.
Në fotot tronditëse tregohet 37-vjeçarja brune, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, duke puthur e përkëdhelur kafkat njerëzore.
Nekrofilja u arrestua në muajin shtator të këtij viti. Publikimi fillimisht i akuzave të ngritura kundër saj “për dhunim të kufomave”, e më pas fotot që rrodhën nga akrivat e departamentit të policisë së Goteborgut, tronditën opinionin vendas dhe jo vetëm.
Autorja pasi pranoi akuzat e ngritura sqaroi se kishte blerë skeletet nëpërmjet internetit me arsyetimin “për studime”. Nëse shpallet fajtore ajo rrezikon 2 vite burgim.

Top Channel