Sezoni i skive është gati për të nisur dhe të apasionuarit pas skive
janë gati për të pritur borën e parë për t’iu drejtuar pistave. Për të
pasionuarit e skive, nuk ka gjë më të bukur se sa rrëshqitja me
shpejtësi marramendëse në pistën e bardhë. Me apo pa eksperiencë, të
gjithë duan ta provojnë një përvojë të tillë. Por janë të paktë në numër
ata që janë ekspertë në këtë lloj sporti që shumë e pëlqejnë, por që
pakkush di ta zotërojë.

Por për të evituar frakturat, është e rëndësishme të respektohen një sërë rregullash të arta për të mos u lënduar. “Para së gjithash duhet një përgatitje e lartë fizike. Gjatë javës është mirë të stërvitesh në shtëpi dhe në palestër para se të bjerë bora dhe para se të zbresësh në pistë. Kalitja e muskujve është e domosdoshme”, tregojnë ekspertët. Një tjetër aspekt që nuk duhet lënë pas dore është ushqyerja gjatë ditëve të borës: “Kërkon një përmbajtje të lartë kalorike dhe një dietë të pasur me karbohidrate. Nëse udhëtimi është i gjatë dhe pa pushim rekomandohet të merret me vete çaj i ngrohtë me sheqer dhe fruta të thata me përmbajtje të lartë kalorike”. Por mbi të gjitha për të mos u lënduar duhet të matësh forcat e tua. Më mirë t’i thuash jo shprehjes klasike “do të bëj edhe zbritjen e fundit dhe pastaj do të ndaloj”, dhe të heqësh dorë, sepse pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin pikërisht pasditeve, pak para mbylljes së impianteve. “Energjitë rezervë duhen ruajtur për situatat emergjente”, sugjeron Cristina Smiderle. Dhe në rast humbjeje ekuilibri mjeshtrit e skive “të sugjerojnë të mos bësh asgjë” për të reduktuar rreziqet e frakturave apo thyerjet e kockave. Edhe mënyra e të rënit është art më vete dhe është e rëndësishme të veprosh me kujdes dhe mos të pushtohesh nga frika që mund të sjellë më shumë rreziqe.

Kujdes me kohën

Kjo është shumë e rrezikshme, sidomos për çështje që lidhen me sigurinë tuaj. Edhe era është një variabël që nuk duhet nënvlerësuar, sepse në rast të përkeqësimit të situatës meteorologjike mbyllen impiantet lidhëse dhe rreziku për të mbetur të bllokuar në “luginën” e gabuar është shumë i lartë.

Veshja dhe mbrojtja

Për të evituar diellin është e rëndësishme që të mbrohet koka (me një kaskë). Po ashtu duhen mbrojtur edhe sytë me syze të përshtatshme dielli (rrezikohet oftalmia), si dhe lëkura e buzët (rrezikohen dëme nga rrezet Uv dhe herpesi në buzë). Veshja duhet të jetë e përshtatshme, në gjendje të thithë djersën, kundër erës dhe me ajrimin e duhur. Po ashtu duhet të jetë në gjendje të mbajë një lloj temperature të caktuar. I njëjti kujdes duhet treguar edhe për fëmijët e vegjël.

Respekto të tjerët në pistë

Çdo skiator duhet të sillet në një mënyrë që të mos vendosë në rrezik jetën e tij apo të të tjerëve.

Ruajtja e shpejtësisë dhe e sjelljes

Çdo skiator duhet të mbajë një shpejtësi dhe një sjellje të përshtatshme me kapacitetet e tij, pavarësisht kushteve të përgjithshme meteorologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA