A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Ideja për të hapur sallonin e makinave me “ekspozimin” e vajzave pesë deri në shtatë vjeç të veshura me bikini si modele, nuk ishte ndër më të goditurat në Kinë.
Në vend ka plasur skandali dhe organizatorët e festivalit të makinave, Wuha janë vënë në qendër të kritikave.
Përvec autoriteteve, që kanë nisur një hetim, ideja e paprecedentë e organizatorëve është kritikuar edhe nga vetë vizitorët e festivalit.

Përpos kësaj, skandali ka marrë përmasa ndërkombëtare duke tejkaluar kufijtë e Kinës. Organizata të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve deklaruan se po shqyrtojnë mundësinë e paditjes së personit apo personave përgjegjës, ndërsa kritikave nuk u kanë shpëtuar as prindërit e vajzave të mitura të përdorura si modele.

Top Channel