“Skyfall”, gati subjekti për vazhdimin

22/11/2012 00:00

Regjisori Sam Mendes ka gati një subjekt për vazhdimin e “Skyfall”,
filmi i fundit i sagës së James Bond, që po shfaqet ende në sallat e
kinemase.

Lajmin e kanë bërë të ditur dy skenaristët e filmit, Robert Wade dhe Neal Purvis, për të cilët “Skyfall” ka qenë aventura e fundit me James Bond.

“Jemi të lumtur që bëmë filmin e pestë të James Bond. Mbyllja e aventurës na lehtëson, sepse filma të tillë kërkojnë shumë punë”, ka thënë Wade.

Filmi “Skyfall” ka regjistruar arkëtimet më të mëdha në historinë e të gjithë filmave me agjentin James Bond.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA