Russell Crowe ndjen shumë mungesën e dy djemve të tij. Aktori 48-vjeçar, i cili kohët e fundit është ndarë nga bashkëshortja Danielle Spencer, nuk është aspak i kënaqur me axhendën e ngjeshur me filma, axhendë që i ka lejuar vetëm 40 ditë gjatë këtij viti me Charles (8 vjeç) dhe Tennyson (6 vjeç).
Sapo ka përfunduar xhirimet e filmit ‘Noah’ dhe do të fillojë menjëherë punën për filmin ‘Winter’s Tale’, por ai ka premtuar se në të ardhmen do të gjejë më shumë kohë për fëmijët e tij.
Crowe shkroi në Twitter: “Në sheshxhirim për filmin e ri duke filluar nga nesër. Kam nevojë të kthehem në shtëpi për të qëndruar me fëmijët. Është e pabesueshme axhenda ime e këtij viti. Kam që nga shtatori që nuk i shoh djemtë.”
“Kam qenë me ta vetëm 40 ditë gjatë gjithë vitit. Kjo gjë nuk do të ndodhë më”, shtoi protagonisti i filmit ‘Gladiator’.
Top Channel