Parisi ndriçohet për festat e fundvitit

22/11/2012 00:38

Parisi është ndriçuar për festat e fundvitit dhe nderi i ndezjes së mijëra llambushkave, që zbukurojnë bulevardin më të famshëm të kryeqytetit francez, i takoi aktores gjermane, Diane Kruger.

Përgjatë gjithë Champs Elysee, qindra kureshtarë ishin mbledhur të shihnin 200 pemët e shëtitores të ndriçoheshin nga shkëlqimi vezullues i dritave të vogla të neonit, të ndezura njëra pas tjetrës.

Pemët kanë secila nga tre rrathë metalike në ngjyre të kuqe të ngrohtë, të purpurtë, të bardhë e të artë. Secila prej tyre kontrollohet në mënyrë të veçantë, çka mundëson variacionet e ngjyrave, intenstitetit dhe ritmit.

Diane Kruger shoqërohej në ceremoni nga kryetari i Bashkisë së Parisit, Bertrand Delanoe.

Me shtypjen e butonit, që ndez dritat e pemëve të Champs Elyzee, ajo i bashkohet listës së yjeve franceze, si Marion Cotillard apo Audrey Tatoo, të cilave u është kërkuar më parë të bëjnë të njëjtën gjë.

Në mesin e turmës, plot njerëz u mrekulluan nga spektakli shumëngjyrësh i dritave, por pati dhe nga ata, që thanë se nuk u bëri shumë përshtypje.

Dritat e Krishtlindjeve të Champs Elyzee do të qëndrojnë ndezur deri në datën 10 janar.

Top Channel