E para është vendosur dhe aktivizuar në kryqëzimin mes rrugës së 12-të dhe Broduej, në qendër të Manhatanit.

Bëhet fjalë për kabinën e re telefonike, të pagëzuar me emrin SmartScreen, që në javët e ardhshme do të rinovojë look-un në rrugët e Nju Jorkut dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve të Mollës së Madhe.

Objekti është i pajisur me Wi-Fi dhe ka një ekran prej 32 polësh për të kërkuar informacione mbi zonën përreth.

Projekti u njoftua prillin e kaluar dhe është realizuar falë partneritetit mes gjigandëve të elektronikës “Cisco” dhe “LG”, në bashkëpunim me kompaninë numër 1 në prodhimin e kabinave, “City 24×7”.

Fillimisht zbatimi i tij nisi të martën me 24 aktivizimet e para, të cilat do të ndiqen me dhjetëra të tjera në javët e ardhshme.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve, në muajt e ardhshëm projekti do të eksportohet edhe në qytete të tjera si Çikago, Boston, Uashington, Majemi dhe Los Anxheles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA