Hapësira, e paprekur nga kriza europiane

22/11/2012 16:50

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord për caktimin e buxhetit për Agjensinë Hapësinore Europiane, te ciles iu akordua shuma e kerkuar prej 10,1 miliarde eurosh, per projektet e ardhshme dhe ne zhvillim.

Një marrëveshje e tillë u konsiderua prej mediave europiane si një “ditë historike” për shkencën, me Brukselin që vendosi të miratonte programin ambicioz, pavarësisht problemeve të rënda ekonomike që po përballojnë shumë prej shteteve anëtare.

Fondet e reja do të shpenzohen nga AHE për të dizenjuar brezin e ardhshëm të raketave “Ariane 5”, konkurrentes më të denjë të “Shuttle” amerikan, me synimin që të arrihet në zëvendësimin e gjeneratës së tanishme deri në 2020-n.

Vendet anëtare gjithashtu aprovuan kerkesen e “AHE”-s për të ndërtuar sistemin shtytës, për kapsulën e re të “Nasa”-s, të quajtur “Orion”.

Një surprizë gjatë mbledhjes së vendeve anëtare ishte edhe fakti se Britania e Madhe, e cila njihet per qendrimin indiferent ndaj projekteve te ketij lloji, vendosi të kontribuonte financiarisht, me një kuotë që pritet të rritet deri në 1,5 miliardë euro.

Kontribuesit kryesore të projektit janë Gjermania me 2,6 miliardë, ndjekur nga Franca me 2,3 miliardë, Britania dhe Italia me 1,1 miliardë euro.

Pas miratimit te buxhetit, drejtori i përgjithshëm i AHE-s, Jean Jacques Dordain theksoi: “Vendet anëtare kuptuan se investimi në hapësirë nuk është një shpenzim, por një investim i sigurt dhe i domosdoshëm për të ardhmen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA