Facebook teston mesazhet me pagesë

22/11/2012 21:50

Facebook është futur në rrugën e mesazheve me pagesë, bën të ditur gazeta amerikane “Wall Street Journal” në edicionin online të saj.

Rrjeti social ka nisur të testojë një sistem të ri që u mundëson përdoruesve të dërgojnë mesazhe personave që janë jashtë sistemit të kontaktit vetëm për 1 dollar.

Sipas gazetës, testi do të kryhet nga një numër i vogël personash që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Studime të ndryshme kanë treguar se t’i vendosësh kosto kujt dërgon një mesazh është mënyra më efikase për të dekurajuar spam-in”, thotë Facbook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA