Dita e Falenderimit, Obama “fal” dy gjela

22/11/2012 00:00

Është Dita e Falenderimit dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack
Obama ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të “faljes” së gjelave
të detit.

Në Facebook amerikanët kanë shprehur preferencën e tyre: mes Cobbler dhe Gobbler, dy gjelat e një ferme në Virxhinia, ata kanë zgjedhur që të falin të dytin dhe të dënojnë të parin.

Por presidenti i mirë i ka shpëtuar të dy gjelat. Tani ata i pret një jetë dinjitoze në lulishten e madhe të Shtëpisë së Bardhë.

Me rastin e festës, presidenti ka dashur të jetë edhe pranë qytetarëve, duke shpërndarë ushqime për të varfërit, me disa prej të cilëve ka shtrënguar edhe duart.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA