Arabi Saudite, 50-vjeçari martohet me tre gra

22/11/2012 00:00

Një burrë për tre gra. Asgjë e pazakontë për Arabinë Saudite ku
poligamia është një fenomen mjaft i përhapur, nëse gratë në fjalë nuk do
të ishin njëra nxënëse liceu, tjetra mësuesja e saj dhe e treta,
drejtoresha e shkollës.

Kjo është historia e një 50-vjeçari, banues i provincës Jazan, në jug të vendit. Lajmi është publikuar gati nga të gjitha gazetat arabe. Megjithatë gratë nuk duken të shqetësuar nga ky fakt.

Mësuesja ka deklaruar për shtypin se ka marrëdhënie të mira me dy gratë e tjera të bashkëshortit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA