Viti i ardhshëm mund të jetë një vit vendimtar kthese, që mund të sjellë një revolucion në botën e “smartphone”.
”Samsung”, rivalja më e madhe e “iPhone” të “Apple” në treg, është duke menduar për një telefon të “pashkatërrueshëm”, me një ekran në gjendje që të përthyhet dhe të marrë forma të ndryshme, për të mposhtur konkurencën.
Ditën e mërkurë, një revistë e specializuar e zhvillimeve teknologjike raportoi se gjigantët koreanojugorë janë shumë pranë prezantimit të telefonëve të rinj fleksibël, të cilët pritet të dalin në shitje për publikun duke nisur nga viti i ardhshëm.
Me të gjithë opsionet e një “smartphone” modern dhe me përmirësime nga modeli i fundit, aktualisht në treg “Galaxy S3”, modeli i ri fleksibël i “Samsung” pritet të përbëjë një sukses të menjëhershëm në një prej tregjeve me rritjen më të madhe në botë.
Dalja e një “smartphone” mund të përbëjë një goditje serioze për “Apple”, që në tremujorin korrik-shtator, humbi për herë të parë pas dy vitesh, pozicionin e liderit në treg, zëvendësuar pikërisht nga “Samsung”.
Top Channel