Qiellgërvishtësi më i lartë në botë… në vetëm 3 muaj

21/11/2012 18:50

Një kompani ndërtimi zbuloi planet e saj për të ndërtuar qiellgërvishtësin më të madh në botë në qytetin e Çangshasë, i ndodhur në Kinën Juglindore.

Megjithatë, më shumë se sa ky projekt, ajo që bie më shumë në sy është fakti që në bazë të projektit, përfundimi i kësaj ndërtese gjigante do të ndodhë në vetëm tre muaj.

Me 220 kate, qiellgërvishtësi pritet të strehojë 17 400 persona, ndërsa në brendësinë e tij do të ketë gjithashtu hotele, një spital, shkolla, hapësira për zyra dhe 104 ashensorë të shpejtësisë së lartë, për të plotësuar nevojat e secilit ne levizje.

Nëse do të realizohet, superstruktura do të jetë dhjetë metra më e lartë se Burj Khalifa në Dubai, me një total prej 838 metrash lartësi ose mbi 500 metra më e lartë se Kulla Eiffel në Paris.

Aktualisht, qiellgërvishtësi më i lartë në botë është Burj Khalifa, me një lartësi prej 829 metras dhe 163 katesh, ndjekur nga Kulla Mbretërore e Mekës, në Arabinë Saudine, me 120 kate dhe 600 metra lartësi.

Këto ndiqen nga “Taipei 101”, në Tajvan, me 101 kate dhe 509 metra lartësi, Qendra Ndërkombëtare e Financës në Shanghai, me 101 kate e 491 metra si dhe Qendra Ndërkombëtare e Tregëtisë në Hong Kong, 118 kate, me një lartësi totale prej 484 metrash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA