Një artist meksikan ka vendosur që të bëjë portretet e disa nga këngëtareve më të njohura të momentit, por pikturat e tij nuk janë të zakonshme. Cristiam Ramos i ka bërë këto portrete duke përdorur karamele të ndryshme.

Për veprat e tij që përfshijnë Beyonce, Lady Gaga dhe Nicki Minaj, Ramos ka përdorur 5000 karamele për secilën dhe ka shpenzuar shumë kohë në studion e tij në Florida (SHBA).

“Më pëlqen shumë të krijoj gjëra të reja me materiale të ndryshme. Ideja më erdhi katër vite më parë kur isha në një park. Një baba i dha djalit të tij një karamele dhe ai u gëzua shumë. Menjëherë kuptova efektin e karameleve tek njerëzit dhe vendosa që portretin e idhujve të tyre ta bëj me karamele në mënyrë që ta duan edhe më shumë”, shprehet Ramos siç publikon ‘Daily Mail’.

Cristiam Ramos ka nisur të pikturojë që në moshë 8-vjeçare dhe punët e tij janë të ekspozuara në muze rreth e qark botës.

Një portret me karamele kushton rreth 18 mijë dollarë dhe çmimi varion sipas madhësisë së pikturës dhe sasisë së karameleve që janë përdorur në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA