Nekrofilia e paprecedentë në Suedi

21/11/2012 00:00

Në Suedi nisi procesi gjyqësor ndaj një 37-vjeçareje e akuzuar për nekrofili. Në apartamentin e të ndaluarës u gjetën skelete njerëzore dhe gjashtë kafka.

37-vjeçarja përdorte mbetjet e skeleteve njerëzore për të patur marrëdhënie intime. Policia gjeti foto dhe dy filmime ku nekrofilja pranonte “sëmundjen” e saj, por shfaqej e vetëdijshme për t’u përballur me drejtësinë nëse një ditë do të kapej.

Në dy filmimet e shkurtëra, e para “Nekrofilia ime” dhe e dyta “Eksperienca ime e parë”, 37-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet publik nga policia për shkak të ndjeshmërisë së çështjes,flet edhe për modelin e të dashurit të saj që duhet të jetë pikërisht si skeletet e grumbulluara, “pavarësisht nëse është i gjallë apo i vdekur”.

Prokurorët suedezë në Gotenborg ngritën akuzën e “dhunimit të të vdekurve” dhe thanë se 37-vjeçarja trajtonte skeletet njerëzore në mënyrë “të turpshme dhe të paprecedentë”.

Autorja pasi pranoi akuzat e ngritura sqaroi se kishte blerë skeletet nëpërmjet internetit me arsyetimin “për studime”. Nëse shpallet fajtore ajo rrezikon 2 vite burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA