NATO, raketa “Patriot” në Turqi?

21/11/2012 21:55

NATO do të marrë në konsideratë “pa vonesë” kërkesën e Turqisë për të vendosur raketa anti-raketë të sistemit “Patriot”, në kufi me Sirinë e përfshirë në një luftë të përgjakshme civile.

Ky koment u bë të mërkurën nga kryetari i bllokut të Aleancës, Anders Fogh Rasmusen.

Më parë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, kishte thënë se NATO duhet të marrë seriozisht në shqyrtim këtë kërkesë.

Në disa episode gjatë tetorit, Turqia qëlloi me artileri në territorin sirian, pasi disa predha të lëshuara nga ushtria e Bashar al-Assad goditën një qytet kufitar, duke i marrë jetën pesë civilëve.

Në vazhdën e sulmeve, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi NATO-s që të ndërhynte për të mbrojtur vendin, nga agresioni i fqinjëve jugorë, duke marrë një deklaratë të fuqishme mbështetëse nga vendet e tjera anëtare të Aleancës, përfshi Shqipërinë.

Top Channel