Madonna e ekzagjeron me (zh)veshjen në koncert

21/11/2012 09:50

Madonna ka qenë këngëtarja e parë e cila rrezikoi duke dalë para publikut me veshje shumë ekstravagante dhe artiste si Lady Gaga, Katy Perry, Nicki Minaj apo Kesha kanë ndjekur hapat e saj.

Madonna ka qenë e para femër e cila i dha zemër kolegeve të mos kishin turp nga trupi i tyre dhe ta shfaqnin atë pa frikë para fansave, por tani kjo taktikë nuk i shkon më divës 54-vjeçare të muzikës.

Të hënën, gjatë koncertit të saj në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madonna zbuloi një pamje që vetëm gjinekologu dhe partneri i saj duhet ta shohë.

Trendi i veshjeve tepër të ekzagjeruara tashmë është përthithur nga të gjitha këngëtaret kur nisin turet e koncerteve dhe nuk bën më përshtypje. Kjo është gjëja më e trishtueshme tek Madonna: dikur ajo e dinte shumë mirë se çfarë trondiste publikun dhe në ditët e sotme ajo që do të shokonte më shumë fansat e saj është dalja e mbuluar në skenë.


 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA