Leonardo Di Caprio puthet me 66-vjeçaren

21/11/2012 10:20

66-vjeçarja Joanna Lumley ishte shumë e lumtur me ditën e saj të punës sepse aktorja veterane po xhironte skena të gjata puthjeje me Leonardo Di Caprion për filmin ‘The Wolf Of Wall Street’.

Aktualisht puna për këtë film me regji të Martin Scorsese po vazhdon në Nju Jork.

Më parë, Joanna Lumley ishte shprehur për ‘Contact Music’ në lidhje me Di Caprion: “Ai është një profesionist shumë i mirë dhe një person i këndshëm. Të gjithë e duan dhe nuk ka sjelljen e superyllit.”

Duket se ky film do të jetë suksesi i radhës për aktorin e njohur 38-vjeçar. Ky është bashkëpunimi i pestë mes tij dhe Martin Scorsese.

Protagonisti i ‘Titanic’ do të interpretojë në këtë film përkrah aktorëve Jonah Hill, Matthew McConaughey, Jon Favreau, Jean Dujardin dhe Gene Hackman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA