Cindy Crawford, njësoj si 20 vite më parë

21/11/2012 11:40

Është e pabesueshme, por e vërtetë: Cindy Crawford nuk është plakur aspak në këto 20 vitet e fundit.

2 dekada më parë, modelja pozonte për kopertinën e revistës ‘Shape’ dhe tani ka pozuar sërish për këtë revistë duke treguar se koha për të nuk kalon aspak.

Nëna e dy fëmijëve zbuloi sekretin e rinisë së saj të përjetshme: “Tani që më kërkojnë ende për kopertina revistash e kuptoj që stërvitja e lodhshme që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve po shpërblehet. Nëse nuk stërvitesh në rini, e gjitha të grumbullohet më vonë dhe nuk ke më çfarë të bësh.”

46-vjeçarja thekson se ka ndërmend të vazhdojë të mbajë trupin në formë dhe për këtë arsye stërvitet me një trajner personal minimumi 3 herë në javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA