135 orë radhazi duke luajtur me video-game
21/11/2012 12:00
Një fanatik i lojërave elektronike ka thyer një rekord botëror duke luajtur ‘Call of Duty: Black Ops 2’ për 5 ditë e gjysmë pa pushim ose thënë ndryshe 135 orë e 50 minuta.
Një i ri nga Australia me emrin Okan theu rekordin e mëparshëm prej 120 orësh e 7 minutash. Ai nisi lojën maratonë ditën e martë dhe pas çdo ore lojë i lejohej një 10 minutësh pushimi ku merrte pije energjike dhe ushqime të lehta për të rifituar fuqitë.
Okan tha: “Duart po më bllokoheshin dhe mezi mbaja komandën.”
Në fillim të këtij viti një djalë nga Taivani vdiq pas 40 orësh radhazi duke luajtur Diablo 3.
Top Channel