Shtatzanë me binjakë, 35-vjeçarja vret veten

20/11/2012 17:30

Nëna e dy djemve, e vendosur për të pasur një vajzë, realizoi vetvrasje në Irlandë pasi mësoi se ishte shtatzanë me dy binjakë.

35-vjeçarja Anna Byrne, sipas “Daily Mail”, pësoi një gjendje shoku kur mësoi se në vend të vajzës së dëshiruar, ajo priste edhe dy djem të tjerë.

Gjashtë ditë pas një konsulte psikologjike, në 8 mars, shtatzania u ngjit në një shkëmb të thepisur mbi bregdetin pranë Dublinit dhe u hodh, duke i marrë jetën vetes dhe fëmijëve që do të lindnin tre javë më pas.

Lajmi u publikua me një diferencë prej disa muajsh, pasi u mbajt i fshehtë nga familjarët dhe u tregua së fundmi vetëm nga bashkëshorti i ve.

Në një intervistë për të përditshmen britanike, ai deklaroi: “Disa orë përpara vetvrasjes, i thaëm njëri-tjetrit që donim njëri-tjetrin dhe që do të shiheshim më vonë”.

Sipas gazetës, e ndjera kishte dështuar në shtatzaninë e saj të parë dhe që prej atëherë përjetonte depresion, ndonëse më vonë i kishte dhënë jetë dy djemve të shëndetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA