Përurohet “iBoat”, jahti i Jobs kryen lundrimin e parë

20/11/2012 16:30

Një jaht unik në llojin e vet lundroi të martën për herë të parë, pas përfundimit të punës për ndërtimin e tij në një kantier detar në Roterdam, Holandë.

I quajtur “Venus”, por i pagëzuar gjerësisht “iBoat”, jahti u konceptua dhe u porosit prej babait të “Apple”, Steve Jobs, i ndarë nga jeta një vit më parë, në datën 5 tetor.

Ndonëse Jobs nuk mundi kurrë ta gëzonte, fantazia dhe idetë e tij novatore, të mishëruara në këtë anije, tregojnë edhe një herë për vizionin jashtë të zakonshmes të krijuesit të “iPhone” dhe të gjitha produkteve të tjera “Apple”.

Ndërkohë, me një vlerë ndërtimi prej 200 milionë eurosh, “iBoat” hyn në histori si një prej jahteve më të shtrenjtë ndonjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA