Video/ Gara më e shpejtë në botë, IShowSpeed sfidon një gepard dhe zbulon kufijtë njerëzorë
Për këdo që ndodhet në një avion në fluturim, fraza “a ka ndonjë pilot në bord” duhet të jetë më e frikshmja që mund të dëgjojnë.
Ishte pikërisht, kjo ajo që ndodhi gjatë fluturimit të një “Boeing 747” të “Lufthansa”-s, nisur të martën nga Frankfurti për në Dublin, Irlandë.
Në fluturim, piloti i dytë në kabinë u paaftësua për shkak të një migrene të fortë, duke u larguar nga vendi i pilotimit për shkak të dhembjes.
Një avion mund të drejtohet pa problem edhe nga një pilot i vetëm, por kapiteni vendosi që të pyeste gjithsesi nëse kishte një tjetër pilot në bord, për të garantuar një siguri sa më të lartë për udhëtarët e tij.

FOTO: Boeing 747 i “Lufthansa”-s, i njejte me ate te ulur ne Dublin fale ndihmes se udhetarit-pilot
I ndodhur në udhëtim, një pilot jashtë detyre pranoi që t’i bashkohej kapitenit dhe ta ndihmonte në përfundimin e udhëtimit, me avionin që u ul pa probleme dhe në orar në mëngjesin e së martës.
Ndërkohë, nëpërmjet një zëdhënësi, “Lufthansa” deklaroi: “Sa herë që verifikohet një situatë e pazakontë mjekësore në bord, prania e një doktori apo një personi tjetër të kualifikuar në mënyrë të përshtatshme është e vlerësuar. Fluturimi do të kishte vazhduar i sigurt dhe pa probleme edhe nën drejtimin e vetëm të kapitenit, por prezenca e një piloti jashtë detyre në avion i solli fluturimit një element sigurie shtesë, për të cilat kompania jonë është gjithmonë e kujdesshme”.
Top Channel